SHPËRNDAJE

Mësuesi nga Drenasi, Xhemë Binaku, dikur mësues në komunën e Drenasit ka refuzuar mirënjohjen nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Mësuesi ka thënë se Lladrovci nuk mundet ta vlerësojë punën e tij, meqë ishte nxënës i dobët, raporton “Klan Kosova”.

“Unë e kam refuzuar se punën time nuk mund ta vlerësoj një nxënës aq i dobët sikurse ka qenë Ramiz Lladrovci”, është shprehur Xhemë Binaku, përcjell albinfo.ch.

Ai shtoi se kryetari i Komunës së Drenasit ka qenë një nxënës me nota të dobëta. “Mund ta gjeni edhe suksesin e tij krejt mjaftueshëm [2]. Njerëzit e tillë të vihen në krye të institucioneve pse kemi krizë ekonomike, krizë në arsim, etj. Ai edhe në një debat tha se nuk ka lënë gjë pa bërë kur ka qenë i ri”, ka thënë Binaku.

Por, Binaku ka edhe një konflikt me Lladrovcin, pasi që ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit.