SHPËRNDAJE

Ozili nuk i përngjet më vetes sikur dikur. Pas startit të shkëlqyer në Arsenal, ka rënë në krizë, po luan keq, po kritikohet, ndërsa në vendlindje aspak nuk e përkrahin.

Ajo që kritikohet është se ai është një indivualist i madh dhe më shumë luan për vetveten e jo për ekipin.

Kampionati botërorë fillon edhe 100 ditë. Ozili nuk ka mbetë as hije nga ajo që ka qenë tek Real Madridi, ku edhe deklarata e trajnerit Joachim Loev mund të kuptohet në shumë mënyra.

“Neve na duhen lojtar që janë në formën më të mirë për kampionat botërorë, e jo teoritikisht më të mirët” ka thënë Loev.

Me fjalë të tjera, lëshime nuk ka. Edhe pse disa e përkrahin, publiku gjerman konsideron që Ozil nuk është mentalisht i fortë që të jetë udhëheqës i ekipit. Shpejt e humb vetbesimin kur nuk i shkon mirë, ku shumica thonë se kjo vërtetohet me ikjen e tij nga Reali me ardhjen e Gareth Bale. Thjesht, Ozil dyshon në vetveten.

“Nuk ka personalitet që të jet dominant, dhe nuk mund të presni nga një profil i tillë i lojtarit që të jap gjithçka për ekipin” ka thënë Lothar Matheus.

Ozil në 14 ndeshjet e fundit me Arsenal ka pasë vetëm 2 asistime dhe nuk ka shenuar asnjë gol.

“Ai mund të na ndihmoj kur është në formë të vërtetë. Mirëpo, nëse shikoni se në kend kemi më shumë besim, më shumë do të doja ta kemi Toni Kroos se sa Ozil si titullar” ka thënë legjenda Gunther Netzer.

Këtu qëndron edhe arsyja, gjermanët nuk kanë kohë të presin Mesut Ozilin, të shikojnë nga qielli dhe të presin se a do të luaj ai mirë apo jo. Ky është mentaliteti i tyre, duan siguri dhe të dinë që përpara që sa mundet, gjegjësisht sa mund të ofroj një lojtar.

Nëse Ozil nuk gjen formën e tij më të mirë deri në fund të sezonit, mund të humb edhe vendin si titullar me Gjermaninë.