SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka lëshuar deklarata të forta nga Pogradeci në lidhje me situatën politike në vend.

Meta është shprehur se është i përgatitur të lërë mandatin dhe deri të sakrifikohet si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

“I kam dhënë argumentet për krizën.

Nuk kemi Gjykate Kushtetuese. Kriza e qëllimshme. Po cenohet rendi Kushtetues. Veprimi i opozitës i dënueshëm dhe i papranueshëm. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet, çdo numër tjetër është i kundërshtueshëm në të gjitha planet, politik, ligjor e moral.

Mund të thirren 1 milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për shqiptarët.

Si president kam bëre çdo përpjekje për te parandaluar krizën”, tha Meta.