SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, po qendron në një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi. Ai dje me nderime më të larta shtetërore u pritet nga presidenti malazez Millo Gjukanoviq. Poashtu dje kishte takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq si dhe kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq. Meta gjatë ditës së djeshme vizitoi Muzeun etnografik të Malësisë dhe u takua me përfaqësuesit e subjekteve shqiptare në Tuz.

Në ditën e dytë të vizitës, Presidenti i Shqipërisë vizitojë Katedralen e Shën Pjetrit dhe Kryepeshkopinë e Tivarit. Poashtu sot, ditën e dytë, pas vizitës në qytetin e vjetër të Ulqinit, Presidenti Meta kishte një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Meta në facebook shkruan se pavarësisht dallimeve partiake ata duhet të jenë bashkëpunues në interesin e tyre të përbashkët.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Presidentit Meta dhe të kryetarit të KKSH-së, Faik Nika:

Kënaqësi të zhvilloja sot një takim të ngrohtë e vëllazëror me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, me përfaqësuesit e të cilit patëm një bisedë të hapur mbi shqetësimet dhe nevojat që kanë.

I ftova që pavarësisht dallimeve politike të bashkëpunojnë më ngushtë në interes të të gjithë shqiptarëve dhe të forcimit të pozitave të tyre, për t’i shfrytëzuar plotësisht hapësirat që janë krijuar nga anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe si një vend që po përparon me sukses në negociatat për anëtarësim në BE. Vetëm në këtë mënyrë këto troje nuk do braktisen nga shqiptarët, sidomos nga të rinjtë, që me mundësitë e reja meritojnë të jetojnë aty dhe të kenë një të ardhme më të mirë.

Kënaqësi e veçantë të isha sot mikëpritës i Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH.T. Z. Ilir Meta në Ulqin, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Takimi ishte konceptuar gjithëpërfshirës me pjesmarrjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, kryetarë të komunave me shumicë shqiptare, kryetar të kuvendeve të komunave, deputet, ministra, ambasador, drejtues të komuniteteve fetare, intelektual, përfaqësues nga trevat shqiptare etj.

Në takim me Presidentin Meta, diskutuam për problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi si: pëfaqësimi autentik në Parlamen, nevoja për punësime propocionale në administraten publike, çështje të arsimit shqip në Mal të Zi, informimi në gjuhën shqipe, nevoja për investime publike dhe zhvillim ekonomik, decentarlizimi i pushtetit qendror, përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, ruajtja dhe promovimi i trashigimisë kulturore, siteve arkeologjike etj.

Presidenti Meta u zotua se do të intensifikohet edhe më tej bashkpunimi me shqiptarët e Malit të Zi përmes Këshillit Kombëtar me qëllim avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe arritjen e rezultateve konkrete. Në emër të Këshillit Kombëtar premtova se do të jemi përherë të gatshëm për bashkëpunim në interes të shqiptarëve në përgjithsi. Në shenjë mirënjohje për vizitën, Presidentit i bëra dhuratë një pikturë të Kështjellës së Ulqinit, punim i një piktori vendas.