SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, në 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ky nderim, tha Meta, vjen për përpjekjet e vazhdueshme që ka patur ish-presidenti Mesiç në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Ballkan.

Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi faktin se Mesiç ka mbrojtur interesat e Kosovës dhe të përpjekjeve të saj për Pavarësi:

“Sot ne kujtojmë të gjithë ato miq që na kanë ndihmuar për të realizuar idealet tona kombëtare. Ndaj sot të gjithë së bashku, jemi mbledhur për të dekoruar presidentin Stipe Mesiç dhe t’i shprehim mirënjohjen për gjithçka ka bërë për popullin shqiptar.

Presidentin është një mik i pazëvendësueshëm, i cili  ka mbrojtur me të drejta e shqiptarëve. Presidenti ka më shumë se 50 vite në mbështetje të shqiptarëve. Në momentet më të vështira të kombit shqiptar, ku regjimi i Milloshevicit ndaj Kosovës e kundërshtoi me forcë, një luftë e cila përgjaku Kosovën. Ai ishte një zë i fortë kundër masakrave dhe spastrimeve etnike, e cila e shoqëroi këtë luftë.”

Pas marrjes  së çmimit, ish-presidenti i Kroacisë theksoi  se dekorata është një  vlerësim për punën dhe një forcë për të vijuar përpara në të njëjtin mision.

Ai foli edhe për regjimin e Millosheviçit, i cili sipas tij luftoi për Serbinë e Madhe, por në fund kjo nismë përfundoi me zero centimetra të fituar duke lënë  100 mijë të vrarë.

“Si president jam angazhuar për të drejta dhe të padrejta që iu janë bëra atyre në Jugosllavi.  Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviç, i cili nuk ka pranuar federatën dhe konfederatën. Ai ishte mbështetë i Serbisë së Madhe të Pastër. Njëherë ka qenë Tito me karizmën e tij.

Tito ka ikur nga jeta. Faktori i dytë integrativ ka qenë partia Komuniste, e cila është shkatërruar. Faktori i tretë ka qenë ushtria jugosllave.  Për Milloshevicin as kushtetuta as ligji nuk kanë patur rëndësi.

Milloshevici ka qenë kundër çdo marrëveshje, ai ka qenë nismëtar i luftërave dhe zgjerimin e kufijve. Mbi 100 mijë të vdekur. Ai nuk ka fituar asnjë centimetër kufij. Ne tani kemi një absurd, shumë flasin që Milloshevici ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Një politikë të gabuar. Kjo është njësoj sikur të themi se Hitleri në Gjermani ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Drejtimi drejt BE. Britania e Madhe ka dalë nga BE, ajo është në fakt në proces të ndarjes. E rëndësishme është që Europa të bashkohet së bashku me vendet e Europës Juglindore”, tha mes tjerash Mesiç.