SHPËRNDAJE

Metin Salihu me prejardhje nga Tërnoci komuna e Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Zvicër me sukses ka kryer studimet dhe është diplomuar në fushën e elektroteknikës, fakulltetin “SHR Hocshchule Rappersëil, kantonin St. Gallen” në shtetin Helvetik.

Ky djalosh i cili tash mbanë titullin inxhinier i elektroteknikës do të jetë edhe një dëshmi më shumë se rinia shqiptare nuk është vetëm krah i punës fizike në vendet perëndimore, janë një “armatë” intelektualësh të cilët edhe pse larg vendlindjes më së miri dinë ti tregojnë aftësitë e tyre, pse jo të radhiten të parët në listën e të parëve, shkruan presheva.com.

Metini talentin e tij e kishte dëshmuar qysh në shkollën e mesme, duke u diplomuar në drejtimin e tij me notën më të lartë dhe kështu ishte radhitur në vendin e parë në kantonin e Shvicit, ndërsa ishte i dyti në nivel shteti në gjeneratën e tij, një motivim që sot të marr titullin inxhinier i elektroteknikës.

Aktualisht punonn në laboratorin e zhvillimit të aparatave mjekësor që në një të ardhme të afërt mbase për shpikjet e tij to të flitet në katër anët e globit.

“Arritjen time ia dedikojë parasegjithash familjes time e cila më përkrahu në çdo hap të jetës.

Do të jem i përkushtuar në profesionin tim duke mos harruar asnjëherë se nga vijë dhe kush jam.

Vendlindja ime është në Zvicërr, po jam krenar për origjinën timë dhe kam me pas në zemër gjithmonë” thotë Metini.

Metini vjen nga një familje intelektualësh dhe atdhetarë të çështjes kombëtare parasegjithash të shquar për kontributin e tyre humanitarë në Luginë dhe më gjerë.

Përpos Metinit Tërrnoci do të krenohet edhe me të riun Nehar Aqifin nga Tërnoci me vendqëndrim në Zvicër.

Kuadrove të elektroteknikës në Zvicërr iu ka bashkangjitur edhe Nehari i cili pas përfundimit të stiudimeve ka marr titullin inxhinier i elektroteknikës.

Sukseset e arritura të të rinjëve shqiptarë sidomos në një shtet siq është Zvicrra mund të konsiderohen të jashtëzakonshëm kur dihen kriteret me të cilat duhet të përballen./presheva.com/