SHPËRNDAJE

Në natën e para fundit, në serialet e komedive të festivalit “Ditët e komedisë shqiptare – Presheva 2014” do të paraqitet teatri “Metropol” nga Tirana me shfaqjen “Ata hyjnë pa trokitur” me regji të Armand Boras, ndërsa interpretojnë Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani.

Historia e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” është historia e një çifti intelektualësh të izoluar  brenda ambjenteve të shtëpisë së tyre në kërkim të pjesës së fajit. Në këtë kërkim i kthehen dhe rikthehen jetës së tyre duke e parë dhe analizuar, për të gjetur gabimin. Kjo jetë, e cila del nga kujtesa ashtu siç edhe ata futin dhe nxjerrin nga valixhja plaçkat (rrobat) e tyre që i kanë bërë gati për t’i marrë me vete, për të shkuar në kampet e përqëndrimit, kalon si një film përpara spektatorit, me të gjitha ngjyrimet e tij, duke nisur nga stituatat komike, e duke përfunduar tek ato më dramatiket. 

“Kaq i fortë është ky proçes kërkimi dhe kaq i dhunshëm është presioni i shtetit policor, sa gruaja transformohet në një hetuese të vërtetë ndaj burrit të saj, ashtu si edhe burri kthehet në një hetues të dhunshëm dhe pervers ndaj gruas së tij, duke zhvilluar mbi njëri – tjetrin një hetuesi të vërtetë. Dhe të dy, dorëzohen përpara këtij presioni dhe të dy e tradhëtojnë njëri – tjetrin përpara hetuesve të tyre. Fundi i veprës është një thirrje për ndihmë, një thirrje në kërkim të njerëzores” treon autori i veprës, Bora. 

Personazhet e veprës “Ata hyjnë pa trokitur” janë dy, burri dhe gruaja që interpretohen përkatësisht nga aktorët Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani. Burri është artist, instrumentist në profesion. Njeri sensibël me ndjehsmëri të lartë, që në raport me gruan e lidh që pasioni i një dashurie sublime dhe deri në bezdisjet më të vogla të një jete banale, që ata bëjnë. Gruaja edhe pse nuk ka një profesion të përcaktuar, është kthyer në simbol të bukurisë fizike dhe asaj.