SHPËRNDAJE

Gazeta beogradase, Alo.rs, e cila qëndron prapa presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka publikuar një artikull rreth shërbimit sekret të Britanisë së Madhe.

Sipas këtij mediumi, agjentët e shërbimit britanik të zbulimit MI6 janë duke përgjuar liderët shtetëror të Serbisë. Të njëjtit, sipas këtij mediumi, janë stacionuara në Mal të Zi.

Personat të cilët janë në ‘cak’ të përgjimit; Aleksandar Vuçiq, sekretar i tij, Nikola Selakovic, ministri i Policisë, Nebojsha Stefanoviq, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, kryetari i komunës së Novi Sadit, Millosh Vučević, por edhe politikanë serbë nga Kosova.

Përveç njerëzve të rëndësishëm nga bota e politikës, spiunët britanikë janë interesuar për ta përgjuar edhe patriarkun Irinej, prifti, Sasha, Matthias Beqkoviq dhe biznesmenët të lidhur me Malin e Zi.

Metoda dhe pajisjet e këtyre spiunëve janë aq moderne dhe të sofistikuar saqë mund të tërheqë të tërheqin të dhëna nga telefoni nga largësi e madhe.

“Është një sistem komunikimi i veçantë telefonik që kushton rreth 1.5 milionë euro. Këto janë stacione bazë moderne që, në varësi të kapaciteteve dhe nevojave të tyre, monitorojnë thirrjet telefonike dhe mesazhet.

Ish shefi i policisë së Beogradit, Marko Nikoviç ka konfirmuar këtë informacion dhe thekson se Mali i Zi është një bazë ideale për shërbimet sekrete britanike.

“Malazezët kanë logjistikën më të mirë për përgjimin dhe inteligjencë. Kjo është një bazë ideale për agjentët britanikë, të cilët janë të nivelit të lartë. Sigurisht, po ndjekim edhe klerikun serb dhe udhëheqës tonë shtetërore, të gjitha për manipulimin e të dhënave. Ata mund të përdorin 10 për qind të informacionit të saktë dhe t’i kombinojnë ato me 90 të pasakta, në mënyrë që t’i vendosin ato sipas dëshirës”, ka deklaruar ai.