SHPËRNDAJE

MigjenBasha

Migjen Basha do të largohet nga Luzerni për tu transferuar te Como që është pjesë e Serisë B . Lojtari nuk luante rregullisht te skuadra zvicerane, gjë që e shtyri atë të vihet në kërkim të një ekipi të ri.

Mediat italiane kanë shkruar se marrëveshja është arritur ndërsa zyrtarizimi i saj pritet të bëhet brenda ditës. E vetmja gjë që është duke munguar është nënshkrimi dhe kjo gjë do të kryhet brenda ditës së sotme.

Trajneri De Biasi duket se i ka këshilluar që më mirë të luajë në Serinë B rregullist për të qenë në formë se sa të jetë në stol në Zvicër.