SHPËRNDAJE

Migrant
Migrantët çdo ditë arrijnë në Preshevë, nëpërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, por Kroacia i kthen ata në kufi.

Pas regjistrimit ata vazhdojnë rrugën drejt Shidit. Qendra e pranimit në Preshevë mund ti vendosë më shumë se 1000 njerëz, ku për kërkesat e migrantëve janë zgjeruar kapacitetet.

“Kam pasë problem, është dashur të paguaj transportin për vete dhe fëmijtë më të vegjës se 5 vjet edhe atë nga 35 euro” ka thënë njëri nga ata që kishte arritur.

Në Shid 217 migrant nga Kroacia ka kaluar natën në qendrën e pranimit.

Ata janë të pakënaqur me kthim, ata duan të vazhdojnë rrugën tutje. Shumica ka qëllim Gjermaninë.

“Na kanë thënë se kemi tre opsione: të kthehemi prap në shtetin amë, të mbetemi në Serbi dhe të tretën të kthehemi në Maqedoni. Maqedonia nuk na pranon, në vendin tonë ka luftë dhe nuk duam që të qëndrojmë në Serbi. Nuk e di se çfarë do të bëjmë. Ne jemi njerëz, duam një të ardhme më të mirë” ka thënë Farzana Ahmerdi nga Afganistani. /presheva.com/