SHPËRNDAJE

Milani do të presë Juventusin, në orën 18:00 të ditës së sotme, në një ‘San Siro’, që nuk do të ketë asnjë vend bosh.

Kuqezinjtë, që janë edhe organizatorët e takimit, kanë njoftuar shitjen e të gjitha biletave, në dispozicion të kësaj sfide, ndërsa gjithashtu edhe arkëtimin e një shifre goxha të majme në arkat e klubit.

Hera e fundit që ‘San Siro’ ishte e tejmbushur, ishte derbi i para 13 ditëve, mes Interit dhe Milanit, ku “zikaltrit” vendosën edhe një rekord arkëtimi, prej 4.8 milionë eurosh, të ardhura nga shitja e biletave. /presheva.com