SHPËRNDAJE

Fassone dhe Mirabelli, ende në pritje të dinë fatin e tyre nga “Elliott”, kanë udhëtuar për në Londër, ku mund të godasin në merkaton e transferimeve.

Pista më interesante, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka të bëjë me kthimin në Itali të Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll tashmë është “trajtuar” nga kuqezinjtë verën e kaluar dhe nuk mund të presë që të kthehet në Seria A.

Megjithatë, gjithçka do të jetë më e qartë vetëm pas të shtunës së 21 korrikut, kur është caktuar zgjedhja e bordit të ri të drejtorëve kuqezinj, i cili, gjithashtu, mund të vendosë të ndryshojë menaxhmentin e Milanit.