SHPËRNDAJE

Dëmet ndaj bujqësisë gjermane të shkaktuara nga moti i thatë dhe i nxehtë arrijnë “disa miliarda euro”, deklaroi kryetari i Shoqatës së bujqve të Gjermanisë, Joakim Rukid.

Sipas tij, vetëm te kulturat e drithërave është shkaktuar dëm prej 1,4 miliardë euro. Ai kërkoi nga Qeveria të përgatisë masa urgjente për ndihmë të bujqve të cilët pësuan dëme nga moti i thatë.

“Dëmi është i madh. Bujqësia nuk mund ta tejkalojë dhe për atë politika duhet të japë përkrahje”, theksoi Rukid.