SHPËRNDAJE

Behgjet Pacolli dhe Lazim Destani kanë thyer Ligjin Antiduhan, të premten mbrëma, në Prishtinë, kur biznesmeni nga Maqedonia ka vizituar Zëvendëskryeministrin e Parë.

Destani e ka publikuar foton me Pacollin ku të dytë shihen duke pirë cigaren “Puro”. Biznesmeni nga Maqedonia ka shkruar se kohën e kaluar bashkë me Pacollin e ka shfrytëzuar për t’i uruar pozitën e re në Qeveri.

“Ishte kënaqësi takimi im mbrëmë në Prishtinë me mikun tim Behxhet Pacolli. Gjatë kohës që kaluam së bashku e urova për postin e tij të ri, Ministër i Jashtëm në qeverinë e Kosovës. Me këtë rast, krahas të tjerave, diskutuam edhe për mundësitë dhe rrugët e zhvillimit ekonomik të Kosovës ndërsa për detyrën e tij të re i shpreha besimin dhe bindjen time se dikasteri që ai drejton do t’i japë një shtysë të re avansimit të proceseve euro-integruese dhe forcimit të pozitës së Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Destani, në FB.

Lazim Destani është me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Pasuria e tij llogaritet rreth 5 miliardë euro. Ndërkaq, Pasuria e Pacollit llogaritet mbi 7 miliardë euro.