SHPËRNDAJE

Banorët e Komunës së Haraçinës, në zgjedhjet komunale të 15 tetorit, me 3.67 vota ose 57.81% zgjodhën kryetaren e re të komunës e cila vjen nga radhët e LSDM-së, Milikie Halimin.

Kryetarja e re në një deklaratë për Portalb.mk, ka falënderuar të gjithë ato që i kanë dhënë besimin, ndërkaq tha se sfidat janë po ato që i ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore.

“Procesi zgjedhor ka qenë gjithçka në rregull, s’ka pasur incidente. I falënderoj të gjithë ata që ma kanë dhënë besimin dhe më kanë mbështetur. Sfidat janë po ato që i kam premtuar në fushatën zgjedhore, dhe do të njëjtat do t’i realizoj”, tha Halimi.