SHPËRNDAJE

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska mund të jetë një nga ministrat e parë që do të shkarkohet për të ruajtur qetësinë në koalicionin Qeveritarë mes BDI së dhe LSDM. Thuhet që ky digaster mund ti kaloj dhe parisë shqiptare BDI së. Nga BDI as nuk mohoj as që e vertetojnë këtë fakt, por tash më është e ditur inicijativa e tyre për transferim të Sekretarijati të Implementimit të Marrveshjes së Ohrit në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, në të cilën Hazbi Lika mund të jetë ndryshim i ardhëm.

Por këtë kryeministri Zoran Zaev mohoi zërat se për shkak të mosmarrëveshjeve me BDI-në në lidhje me Ligjin për Mbrojtje Sociale, ministrja Milla Carevska do të shkarkohet nga detyra. Sipas tij, problemet tashmë janë tejkaluar.

E drejta për të fituar ndihmën sociale, sipas kritereve të definuar aty në një nen, vlente për amvisëritë. Tradita tek qytetarët shqiptar është që në amvisëri të jetojnë persona nga rrethi më i gjerë, kushërinj, familjarë. Kishte nevojë që të kthehet në nivel të familjes, tek babai, nëna dhe fëmijët. Kjo sot u pranua. Ligji do të hyn në procedurë, në seancën e radhës do të caktohet dhe do të mbështetet bashkërisht nga partnerët e koalicionit dhe më gjer”-tha Zoran Zaev, kryeministër.