SHPËRNDAJE

Milot Rashica dhe Lajpcigu thuhet të kenë mbyllur marrëveshjen.

Nikolo Shira, ekspert i merkatos italiane, raporton të jetë arritur marrëveshja mes Milot Rashicës dhe skuadrës së Lajpcigut. Skuadra gjermane ka mbyllur vetëm marrëveshjen personale me lojtarin kosovar.

Tani po punohet në drejtim të finalizimit të marrëveshjes me skuadrën, për kartonin e lojtarit. Verder Bremeni ka kërkuar 30 milionë euro për të liruar kartonin e yllit të Kosovës.