SHPËRNDAJE

Milot Rashica ka prezantuar së fundmi këpucët e reja që do t’i mbathë në ndeshjen që Werder Bremeni do ta zhvillojë ndaj Hoffenheimit në Bundesligë.

Ylli vushtrrias që po shkëlqen te skuadra gjermane, ka vendosur që në atletet e tij të reja t’i vendosë dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Rashica e ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar për veprimin e tij që ka bërë në këpucët e tij.

Reprezentuesi i Kosovës do të ketë mundësi t’i veshë këto këpuca të dielën në orën 15:30, kur skuadra e tij Werder Bremen do ta presë Hoffenheimin në shtëpi për ndeshjen e xhiros së 19-të të Bundesligës.

23-vjeçari është aktualisht golashënuesi më i mirë te skuadra e tij, duke realizuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në 18 paraqitje të zhvilluara.