SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu takimin me zonjën Kodheli e ka cilësuar pozitiv dhe frytdhënës. Ai ka bërë një shkrim në fb ku thuhet:

Më datë 16 korrik të këtij viti, kisha takimin me Znj. Mimi Kodheli në Tiranë, një zonjë e politikës shqiptare e cila përveç se njeh kontekstin dhe rrethanat e regjionit, ka vëmendjen edhe kah Lugina e Preshevës.

E vetëdijshme plotësisht që në shumë momente historike, Lugina ka dhënë shumë sakrificë për proceset kombëtare pa pyetur se sa po merr për vete, dhe që është momenti që edhe kjo pjesë e kombit shqiptar të merr vëmendjen e nevojshme nga pjesa tjetër e kombit, më premtoi se në afat kohor të shkurtër do ta vizitojë Preshevën dhe këtë premtim e mbajti!

Takimet dhe vizitat në Preshevë do të jenë themeli i përgjegjësive që deputetët e nderuar, Znj. Mimi Kodheli – Kryetare e Komisionit per Politikën e Jashtme, Znj. Edlira Bode – anëtare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Z. Nimet Musai -Kryetar i Grupit Parlamentar te Pavarur si dhe Znj. Ina Jano – Sekretare e Komisionit për Politikën e Jashtme i morën me vete me shumë vullnet dhe dëshirë për të kontribuar për ne, shkruan Armend Aliu./presheva.com/