SHPËRNDAJE

Liderët e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas mohimit të paktën përkohësiht të vazhdimësisë së rrugës së përfsirjes në BE, janë hedhur në një sulm zhurmues mediatik dhe gjeopolitik për vullnetin e tyre të plotë për të ndërtuar të quajturin Minishengen Ballkanik në emer të fqinjësisë së mirë, demokracisë, paqes dhe mirëqënies së qytetarëve të tyre, Pavarësisht, se gjithcka që u shërbye publikisht në takimet e nivelit të lartë të mbajtura në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut në thelb është vetëm Marrëveshja Cefta plus 5% e nënshkruar afër 15 vite më parë dhe e zbatuar në jo më shumë se 50% të përmbajtjes së saj, nisma të tilla janë për tu përkrahur.

Por me 1 kusht; të jenë të sinqerta.

Ndërkohë, nga Medvegja shqiptare në Serbinë Jugore vijnë të dhëna dramatike se cfarë po ndodh në të vërtetë në terren. As më pak dhe as më shumë kemi spastrim etnik ” de facto” të egër të pothuaj 65% të shqiptarëve pikërisht në kohën e përbetimeve dhe dashurisë ballkanike të Minishengenit.

Të dhënat e frikshme vijnë në këndvështrimin e qartë të zgjedhurit politik të shqiptarëve të Medvegjes dhe sipërmarrësit europian Z. Muharrem Salihu.

Gjithcka është paraqitur në letrën ndërgjegjësuese, që i është dërguar ambasadorit të RF të Gjermanisë në Serbi si dhe përfaqesuesve më të lartë të BE dhe SHBA-ve.

Medvegjë, Bujanovc, 6 nëntor 2019

I nderuar Z. Thomas Schieb

Ambasador i RF të Gjermanisë

Beograd, Serbi

Lënda: Fushata e spastrimit të heshtur etnik të shqiptarëve të Komunës së Medvegjës

I nderuar Z. Ambasador,

Dua të paraqes përshëndetjet e mia të ngrohta për Ju si dhe falenderimet për vizitën e fundit në Bujanovc. Njëkohësisht dëshiroj të shpreh keqardhjen për pamundësinë Tuaj për të ardhur në Medvegjë dhe për tu takuar me përfaqësuesit e zgjedhur së fundmi të bashkësisë shqiptare.

I nderuar Z. Ambasador, sikurse mund të jeni në dijeni, ne përballemi me zhvillime politike dramatike në Komunën e Medvegjes. Duke filluar nga viti 2011 qytetarët e kombësisë shqiptare janë fshirë në mënyrë sistematike nga regjistrat e gjëndjes civile nga autoritetet shtetërore serbe. Ata janë cregjistruar pavarësisht se janë qytetarë të Serbisë dhe janë në zotërim të gjithë dokumentave të lëshuar nga shteti. Qëllimi është të zbrazet Medvegja nga shqiptarët.

Sa më sipër përbën një akt të padëgjuar diskreminimi në Europën e shekullit të 21. Për më shumë gjithcka më sipër kakaluar pa u bërë e njohur në media, shoqërinë civile dhe qarqet politike ndërkombëtare në Serbi dhe jashtë saj.

Duke abuzuar me një paragraf të ligjit për statusin e residentit, konkrtisht neni 18, autoritetet e Serbisë janë duke shënjestruar residentët e përhershëm të bashkësisë shqiptare në Medvegjë.

Mënyra e zgjedhur e diskreminimit është dërgimi nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë i fletëthirrjeve të posacme qytetarëve shqiptarë për tu paraqitur në stacionin e policisë. Nuk ka të dhëna, që ftesat e mësipërme bëhen, se autoritetet përkujdesen vetëm për të verifikuar, nëse shqiptarët jetojnë ende në vendbanimet e tyre.

Sikurse jemi vënë në dijeni në mijëra raste alarmante personeli i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë me cdo kusht kërkon dëshmi false kundër qytetarëve të kombësisë shqiptare. P.sh në mjaft raste autoritetet serbe përfshijnë dëshmi të rreme që një qytetar shqiptar nuk jeton më në Medvegje.

Ne vazhdim këto të dhëna të falsifikuara i hedhin në një regjistër të dhënash në të cilin raportohet “mungesa e qytetarit” dhe si rrjedhim rreziku i marrjes së shërbimit shëndetësor, sigurimeve shëndetësore, shoqërore, paaftësisë në punë, etj.

“Jemi vetëm një hap larg kur autoritetet serbe do t’i thonë shqiptarëve të Medvegjes se “ju nuk mund të përfshiheni në skemën e shërbimit shëndetësor”, “ ju nuk mund të përfitoni pension”, “ju nuk mund të regjistroni makinën tuaj”, etj. për të arritur tek më e keqja që “ ju nuk mund të votoni,  sepse nuk figuroni në listën e zgjedhësve”!

Sa më sipër është një krizë humanitare me përmasa epike dhe një goditje e drejtpërdrejtë e demokracisë. Ne kemi raste të qytetarëve të kombësisë shqiptare të sëmurë me kancer që nuk mund të marrin shërbim mjeksor, kemi me mijra qytetarë shqiptarë, që kërkojnë të kenë të drejta të rifitojnë statusin e tyre si qytetarë të barabartë në Serbi dhe megjithatë MPB në mënyrë të prerë nuk I merr parasysh. Përgjigjia standarte e autoriteteve vendore është, që “kemi udhëzime nga sipër” dhe “nuk jemi të detyruar të japim shpjegime për ju”.

Pasojë e diskreminimit të dhunshëm shtetëror është, që në Medvegjë në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor të mbajtura në 8 shtator 2019 vetëm 1800 shqiptarë ishin në lista e shpallura me të drejtë vote.

Në vitin 2015 kishte 5000 shqiptarë të regjistruar me të drejtë vote. Kështu, brenda katër vitesh Qeveria e Serbisë u kishte hequr të drejtën e votës mbi 3200 ose pothuaj 65% të shqiptarëve nga regjistri civil dhe regjistri zgjedhor në bashkinë e Medvegjes.

Unë dua të theksoj, se shumica e shqiptarëve të Medvegjes janë fshirë nga regjistri civil ndërsa ende janë në zotërim të dokumentave zyrtare të vlefshme të lëshuara nga Republika e Serbisë. Autoritetet në fuqi nuk bëjnë dallim nëse janë të pamundur, në pension, të rinj ose të vjetër, femra ose meshkuj.

Kushti i parë dhe i vetëm për diskreminim është të qënit me kombësi shqiptare! Sa më sipër është tërësisht e papranueshme për një shtet kandidat dhe që synon të jetë antar i bashkimit Europian.

Si një përfaqësues politik i zgjedhur i shqiptarëve në Medvegje, unë jam thellësisht i shqetësuar, që deri më sot asnjë organizaë ndërkombëtare dhe asnjë ambasadë në Serbi nuk ka mbajtur qëndrim për pastrimin e heshtur etnik të shqiptarëve nga Medvegja.

Ndërsa fokusi I vetëm i bashkisë ndërkombëtare ka qenë ulja në tavolinën e bisedimeve të drejtuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe autoritetet e Beogradit, në Medvegje po zhvillohet një pastrim I pastër dhe I heshtur etnik ndaj shqiptarëve.

I nderua Z. Ambasador,

Duke parë zhvillimet dramatike në komunën tonë une dëshiroj t’Ju paraqes një ftesë të përzëmërt për të vizituar Medvegjen. Ju ejani dhe takoni njerëzit tanë të cilët janë zhveshur brenda natës nga të drejtat themelore të njeriut. Dhe Ju lutem ejani të takoheni me përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve të Medvegjës. Une kam kënaqësinë t’Ju uroj mirëseardhjen në komunën tonë dhe të jap të dhëna të tjera për cështje urgjente të natyrës politike si marr përsiëpr të qëndroj krah Jush për të zgjdhur krizën dramatike politike dhe njerëzore në Medvegjë.

Ndërkohë, unë kërkoj nga Ju të shtroni cështjen në fjalë të të gjitha institucionet politike më të rëndësishme dhe trupat politike ndërkombëtare.

Ju lutem mbani këtë qëndrim në emër të shqiptarëve të Medvegjës, sepse duke vepruar ashtu ju do të mbani qëndrim për një Serbi demokratike, gjithashtu.

Ne kërkojmë nga Ju të na ndihmoni për të rifituar statusin e qytetarëve të kombësisë shqiptarë si qytetarë të barabartë të Serbisë. Ne nuk mohojmë shtetin e Serbisë; Serbia nuk duhet të na mohojë qënien tonë si qytetarë.

Sinqerisht i juaji:

Muharrem Salihu

Përfaqësues Politik i Komunitetit Shqiptar të Medvegjës,

Antarë i Këshillit të Komunës së Medvegjës./presheva.com/