SHPËRNDAJE

Ministri serb i Arsimit Mladen Sarcevic paralajmëroi për shkarkimin e drejtorave të më shumë se 30 shkolla fillore dhe të mesme në Serbi për shkak të nepotizmit, mitëmarrje, fshehjeh së pasurisë, ose për shkak se ata në ndonjë mënyrë tjetër kanë shkelur ligjin.

Në një deklaratë për “Vecernje Novosti”, Sarcevic tha se në bazë të rekomandimeve të Antikorrupsionit të shkarkohen disa drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme por dhe para-shkollorëve e dhe shkollave të mesme në të gjitha pjesët e Serbisë, përcjell presheva.com.

“Rekomandimet e Agjencisë tashmë janë duke u zbatuar, dhe për këtë do të punohet në vazhdimsi.

Disa drejtorë janë shkarkuar poshtë dhe të tjerë nuk do të mbetet në krye të shkollës, në qoftë se rezulton se ka shkelur ligjin – tha ministri Sarcevic./presheva.com/