SHPËRNDAJE

Udovicki

Ministresha e vetqeverisjes lokale dhe administratës shtetërore Kori Udoviçi dhe kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq do të bisedojnë sot në Bujanoc me përfaqësuesit e vetqeverisjes lokale për përmirësimin e punës në vetqeverisjet lokale.

Për këtë do të bisedohet me përfaqësues të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ragmi Mustafa, Nagip Arifi dhe Dragisha Petroviq, njofton trupit Koordinues, transmeton presheva.com.

Në njoftim të lëshuar nga ministria për medie, transmeton presheva.com thuhet se në këtë takim do të marrin pjesë edhe deputetët popullor Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Nenad Petroviq si dhe kryeshefi i rrethit të Pçinjës Slavisha Bulatoviq.

Udoviçki dhe Stankoviq është paralajmëruar se do të takohen edhe me kryetarin e KNSh Jonuz Musliun.

Vizita e Udoviçkit dhe Stankoviq në Bujanoc do të përfundoj me takimin në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi për punën e kuzhinave popullore. /presheva.com/