SHPËRNDAJE

Ministri i Arsimit në Republikën e Serbisë Mladen Sharçeviq tha sot se nën kontrollim të veçantë këtë vit janë katër administrata të shkollave për shkak të parregullsive në provimin përfundimtar nga vitet e kaluara – Rrethin e Pçinjës, Rashkë, Jabllanicë dhe zona e Kosovës, përcjell presheva.com.

“Ne kemi pasur parregullsi në rrethin e Jabllanicës dhe Kosovës. Ne nuk mund të kemi kontroll të plotë në Kosovë, andaj edhe mund të shikoj me një sy, por në rrethin e Pçinjës do të marr masa” tha ministri Sharçeviq, transmeton presheva.com.

Kjo deklaratë u transmetua sot nga mediat e Beogradit, por nuk është shumë e qartë se cila Administrata e shkollës ishte saktësisht theksuar nga Sharçeviq.

Ai theksoi se kishte kërkuar raporte të plota nga provimi përfundimtar dhe se drejtuesit e administratave shkollore do të shkarkohen, por edhe drejtorët e shkollave ku ka pasur keqpërdorime.

Koncepti i maturës të vogël do të ndryshojë krejtësisht, njoftoi Sharçeviq, duke shtuar se në dy rrethe ka pasur parregullsitë në provimin përfundimtar, dhe që të gjithë ata që janë përgjegjës do të shkarkohen, duke filluar nga kreu i administratës së shkollës./presheva.com/