-3.5 C
Presevo, Serbia
27.11.2020
Ballina Lajme Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me apel për qytetarët për coronavirusin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me apel për qytetarët për coronavirusin

SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bë rrjetin social në ‘Facebook’ shkroi se “vetëm bashkërisht mund ta mbrojmë shëndetin publike”.

“Shëndeti publik është përgjegjësi e jona e përbashkët. Secili prej neve mund të kontribuojë në parandalimin e shpërndarjes së virusit dhe e ka për obligim të sillet në mënyrë të përgjegjshme”, shkruan Filipçe.

Ministri Filipçe bën apel që nëse ndonjë ka qenë në rajonet e rrezikshme të Italisë veriore, të vetëizolohet dhe se në këtë mënyrë mbrohet familja dhe bashkëqytetarët.

“Autoriteteve në kufi apo punonjësve mjekësorë jepuni informacione të sakta. Fshehja e informacioneve nuk do t;ju shpëtojë as juve as të afërmit e juaj. Është papërgjegjshmëri ndaj gjithë shoqërisë”, shkruan Filipçe i cili shton se duhet të mbahet higjiena personale dhe të respektohen rekomandimet që për dy javë po publikohen nga Ministria e Shëndetësisë.