SHPËRNDAJE

Ligjërisht, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar udhëtimin në Serbi. Por, megjithatë Berset këshillon që të mos vizitohet ky shtet pa ndonjë nevojë urgjente

Rekomandohet që të qëndroni në Zvicër gjatë kësaj vere, ka thënë ministri federal i shëndetësisë, Alain Berset sot, në një intervistë për radion zvicerane SRF. Ai po ashtu u ka bërë thirrje punonjësve shëndetësorë që të bëjnë sa më shumë testime, edhe në rastet kur ka vetëm simptoma të buta.

Ligjërisht, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar udhëtimin në Serbi. Por, megjithatë Berset këshillon që të mos vizitohet ky shtet pa ndonjë nevojë urgjente, transmeton albinfo. Kjo vlen edhe për vendet e tjera që janë prekur rëndë nga virusi korona.

Kur të ktheheni, ju duhet të jeni testuar atje prej nga keni ardhur dhe, nëse është e nevojshme, në Zvicër duhet të kaloni në karantinë.

Megjithatë, nuk ka ndonjë paralajmërim zyrtar që do të ndalonte udhëtimin. Situata po ndryshon vazhdimisht, ka thënë Berset. Është e rëndësishme që popullata të informohet përmes mediave lidhur me këtë.

Këshilli Federal shprehet i bindur se kantonet janë të pozicionuara mirë sa i përket gjurmimit të kontakteve, përcjell albinfo.ch. Është shumë e rëndësishme që gjithçka të funksionojë mirë tani, pasi situata mund të përkeqësohet përsëri gjatë vitit.