SHPËRNDAJE

Ministri i Zhvillimit Teknologjik në Serbi, Nenad Popoviq e ka quajtur gjenocide të rremë krimin e bërë nga serbët në Srebrenicë.

Ai ka thënë se deklaratat që i dëgjon nga zyrtarët evropianë tregojnë qartë se Serbisë i është vendosur kusht i ri për integrimin evropian – të njohë gjenocidin në Srebrenicë.

Popoviq tha në deklaratën e tij se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë dhe se serbët nuk janë popull i gjenocidit.

Ai tha se krimet që ishin bërë në Srebrenicë ishte edhe kundër popullit serb.

“Për shkak të instalimit të kushteve të reja degradues që kërkojnë që Serbia të njohë gjenocidin rreme në Srebrenicë në mënyrë që të përparojë drejt BE-së, është e nevojshme për të shqyrtuar më tej procesin e integrimit evropian, me qëllim që të mbrohen interesat kombëtare të Serbisë dhe popullit serb.”, tha ai.