SHPËRNDAJE

Ministri i Arsimit i R. Sërbisë Mlladen Sharçeviq gjatë diskutimit në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Sërbisë është përgjigjur pyetjeve të deputetit të PVD-së Fatmir Hasanit në lidhje me pyetjen e deputetit rreth teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Sharçeviq ka thënë se Këshilli Kombëtar Shqiptar është përgjegjës për librat shkollorë në gjuhën shqipe, duke I kujtuar se cilat janë të drejtat e fëmijëve serbë në veri të Shqipërisë.

Ministri Sharçeviq shum qartë kë thënë se, çështja e librave shkollorë për nxënësit shqiptarë po pengohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, dhe se gjithçka sa i përket palës serbe është kryer.

“Gjithçka që varet nga pala serbe ëhstë kryer, çështja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe ëhstë duke u penguar nga Këshilli Nacional Shqiptarë. Unë pyes veten dhe ju, pyeta edhe në Bujanoc, pyeta edhe në Bruksel, dhe në Beograd në një konferencë – cilat janë të drejtat e fëmijëve serbë në veri të Shqipërisë?” ka thënë Ministri serb i Arsimit.

Ai shtoi se afrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe Maqedonisë Veriore, dhe se kapitujt 23 dhe 24, do t’i detyrojë ato vende fqinje të arrijnë të paktën disa nga standardet që Serbia i ka arritur dhe t’i sigurojë të gjithëve si një shembull, ka thënë ndër të tjerash ministry i Arsimit, gjatë diskutimit të tij në mbledhjen e Qeverisë së Sërbisë.

Ministri vuri në dukje se ekzistojnë 27 këshilla të pakicave kombëtare në Serbi, dhe se me ndryshimin e Ligjit për tekstet shkollore, u krijua një organ – Qendra për Libra me tirazh të ulët, që do të thotë se pa marrë parasysh sa nxënës janë në ndonjë gjuhë, organet kombëtare janë të detyruar të përgatisin materialet. /presheva.com/