SHPËRNDAJE

Alternativa-Bushati
Në takimin e sotëm të mbajtur në ambientet e ministrisë, përveç Ministrit të punëve të jashtme, z. Ditmir Bushati i pranishëm ishte edhe Drejtori regjional për punë të jashtme, z. Bashkim Rama.
Alternativa për Ndryshim në takim u përfaqësua nga kryetari z. Shqiprim Arifi dhe zëvendës kryetari z. Armend Aliu nga të cilët para nikoqirëve u paraqitën parimet politike bazë si dhe pjesë të planeve dhe programit zhvillimor, prezantime të cilat u pranuan si të kohës dhe të domosdoshme për zhvillimin e regjionit.

Ministria e punëve të jashtme ka interes të veçantë ndaj zhvillimeve në Preshevë dhe ka shfaqur mbështetje ndaj krijimit dhe avancimit të Alternativës si fuqi politike që përmban brenda vetës njerëz që janë të pregatitur ti përgjigjen sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e Preshevës.
Temë diskutimi ishin edhe zgjedhjet lokale si dhe ato parlamentare si dhe nevoja e një përfaqësimi të politikës së Luginës nga figura të reja dinamike me një mentalitet të ri politik.

Koordinimi i Alternativës për Ndryshim me politikën e shtetit amë po merr themelet e saj dhe do të vazhdojë në mënyrë konsistente deri në arritjen e aplikimit të të drejtave të Shqiptarëve në Luginë si dhe drejt krijimit të kushteve për avancim të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Komunës së Preshevës. /presheva.com/