SHPËRNDAJE

Dje është publikuar konkursi për specializantë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Në mesin e tyre janë edhe 48 vende të rezervuara për mjekët nga Lugina e Preshevës.

Mjekët të cilët do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë këtë të drejtë duhet të jenë në profile të caktuara.

“Vende të rezervuara për Luginën e Preshevës (Mjekë që punojne dhe veprojne në Luginë) sipas këtyre profileve:

3 Gjinekologji me Obstetrike,
1 Pediatri,
1 Kardiologji,
1 Pulmologji,
1 Gastroenterologji dhe
1 Mjekesi familjare (me page nga MSH),

ndërsa vende me vetëfinancim janë:

1 Otorinolaringologji,
2 Endokrinologji,
1 Radiologji,
1 Dermatovenerologji,
11 Kirurgji Orale,
2 Paradontologji dhe mjekësi Orale,
1 Sëmundje të dhëmbit me endodoncion,
13 Ortodonci dhe 8 Protetikë Stomatologjike”.