SHPËRNDAJE

Edhe Ministrja e Transportit e Serbisë, Zorana Mihajloviq, i ka reaguar ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott për deklaratën e djeshme të tij që Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran.

Ajo ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë dhe as që do të jetë e pavarur.

“Ndryshe prej SHBA-së si sponzorizues kryesor i pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj”, ka thënë Mihajloviq, raportojnë mediat serbe, përcjell presheva.com.

“Ajo që Serbia është duke provuar sot me presidentin Aleksandër Vuçiq është gjetja e një zgjidhje për Kosovën në mënyrë që të ruhet paqja në rajon çka do të ndikonte që serbët dhe shqiptarët të jetojnë në paqe”.