SHPËRNDAJE

Ministrja e arsimit në Republikën e Shqipërisë Besa Shahini është shprehur e lumtur pasi ka nisur shpërndarja falas e teksteve mësimore falas duke faleminderuar kontributin e qeverisë shqiptare nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së arsimit, sportit dhe rinisë.
Ja postimi i plotë:

“Jam e lumtur teksa Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip #falas nga #Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, një kontribut ky i rëndësishëm i qeverisë shqiptare nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Kjo ditë e shumëpritur për të gjithë, le të jetë një ogur i mirë i punëve të dobishme që çojnë në rritjen e arsimit cilësor në gjuhën shqipe.”/presheva.com/