SHPËRNDAJE

“Mua kjo nuk më intereson. Duhet ta thirni edhe Riza Halimin ta pyesni për iniciativën që kryeministrit Vuçiq ti anulohet mirënjohja që e ka marrë kur unë kam qenë kryetar komune” ka thënë për Danas ish kryetari i Preshevës dhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa.

Kryetari i BDL-së Skender Destani ka thënë për këtë gazetë se “Iniciator për anulim të kësaj mirënjohje është zëvendës kryetari i këshillit komunal i PVD-së së Riza Halimit, përcjell presheva.com.

“Vetëm ai që ka ndarë çfardo mirënjohje, e ai është ish kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa mund edhe ta anuloj. Tani kjo është me koalicionin e ri qeverisës, dhe për këtë iniciativë unë kam dëgjuar nga gazetarët” ka thënë për Danas kryetari i BDL-së.

Ai thotë se kjo kërkesë e PVD-së së Riza Halimit nuk është shqyrtuar në mbledhjen e kuvendit komunal dhe se nuk e si se do të diskutohet pasi në një të ardhme të afërt nuk është caktuar ndonjë senacë e Kuvendit./presheva.com/