SHPËRNDAJE

 

I pari i SNS-it në Komunën e Bujanocit Nenad Mitroviç në një deklaratë për mediat lokale në gjuhën serbe, ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjkti politik lokal, madje as ndaj LPD-së.

Sipas Mitroviç, PD është fituese e zgjedhjeve lokale në Komunën e Bujanocit, pavarësisht diferencës së vogël dhe pret që lideri i sajë Nagip Arifi të fillojë bisedimet edhe me palën serbe për formimin e koalicionit qeverisës.

Sa i përket kritikave që kanë patur ndaj pushtetit të kaluar, Mitroviç ka thënë se, të gjitha ua kemi thënë ne sy dhe mendoj se kemi patur të drejtë, pavarësisht nëse dikush është hidhëruar apo jo, por për qeverisjen e ardhshme nuk kemi vija të kuqe ndaj askujt.

“Formalisht PD ka më së shumti vota, qoftë edhe dallimi minimal.

Do të presim që Arifi të filloj bisedimet si lider i i Partisë fitimtare dhe presim thirrjen e tij.

Nëse ai nuk e bën një gjë të tillë do të ndërmarrim iniciativën dhe ne do ti fillojmë bisedimet, sepse nuk mund të presim paushal, por edhe disa ditë” ka thën Mitroviç.