SHPËRNDAJE

Kohë më parë janë mbajtur zgjedhjet për bashkësitë lokale në komunën e Bujanocit dhe kjo ka qenë temë diskutimi dhe polemike në Kuvendin e Bujanocit.

Deputeti popullor Nenad Mitroviq i ka thënë zëvendës kryetarit të komunës Stojança Arsiqit se më nuk do të mund të mbushen kutitë e votimit.

“Këtë duhet ta harroni, më nuk do të mund ti mbushni kutitë e votimit. Nëse ashtu doni, atherë në forcë do të përgjigjemi me forcë” ka thënë Mitroviq transmeton presheva.com, duke aluduar në zgjedhjet e bashkësisë lokale Klenike ku janë akuzuar për vjedhje dhe sjellje të dhunshme në ditën e votimit.
Arsiq ka hedhë poshtë këto akuya duke thënë se asnjëherë nuk është marrë me vjedhje të votave për dallim nga partia e tij SNS.

“Ju më së miri e dini se si bëhet kjo, njerëzit e juaj janë ekspert për këtë çështje. Për ju votojnë ata nëpër spitale dhe të vdekurit, për ju dalja në votime është e mundshme 99.9 %” ka thënë Arsiq./presheva.com/