SHPËRNDAJE

Deputeti popullorë Nenad Mitroviq nga Partia Përparimtare Serbe në Bujanoc akuzon qeverisjen lokale për jo transparencë të shpenzimit të buxhetit dhe mos bashkëpunim me qeverinë qendrore.

Ai gjatë një konference për media tha se qeverisja po refuzon që këshilltarëve komunal të jap raportet e shpenzimeve për 62.5 milion dinarë nga shfrytëzuesit indirekt.

“Refuzimi i qeverisjes lokale për të dhënë raportet e arsyeton dyshimin tonë se si janë shpenzuar dhe kujt iu ndanë mjetet”, është shprehur Mitroviq.

Mitroviq ka folur edhe për shumë çështje tjera në interes të përgjithshëm të komunës së Bujanocit si dhe subvencionet e bujqësisë e ndërmarrjeve të vogla.