SHPËRNDAJE

Qëllimi i krijimit të Zyrës së Prishtinës për Ndihmë për Banorët e jugut të Serbisë, nuk është ndihma konkrete për shqiptarët që jetojnë në këtë zonë, por presion shtesë mbi partitë politike shqiptare në jugun e Serbisë, duke pasur parasysh se serbët në Preshevë dhe Bujanoc u dëbuan nga qeverisjet lokale, thotë kreu i Progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq.

Deputeti popullor beson se në këtë mënyrë po i bëhet presioni edhe Serbisë, duke marrë parasysh se është në proces dialogu i Brukselit për marrëveshjen përfundimtare me Prishtinën, kështu që shqiptarët po e përdorin këtë situatë në atë drejtim.

– Unë e shoh themelimin e Zyrës kryesisht si presion shtesë mbi shqiptarët nga jugu i Serbisë për të mos heqin dorë prej qëllimit të koalicionit të tyre shqiptar për Bujanoc dhe Preshevë, duke marrë parasysh që javën e kaluar deputetët nga lista zgjedhore shqiptare ishin përsëri në Tiranë. Sërish bëhet fjalë për disa marrëveshje me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë – thotë Mitroviq për Sputnjik.

Autoritetet në Prishtinë kanë themeluar një “Zyrë për ofrimin e ndihmës për banorët e Luginës së Preshevës”, përkatësisht komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe siç është njoftuar, zyra do të ofrojë ndihmë në fushat e arsimit, kulturës dhe ekonomisë.

Mitroviq thotë se është naiv ai që beson se themelimi i kësaj zyre do të ndihmojë diçka konkretrisht shqiptarët në jug të Serbisë, sepse krahasuar me mjetet që janë investuar në këtë zonë nga buxheti i Republikës së Serbisë, është e qartë se shifrat e premtuara nga Kosova janë simbolike.

-Mbi të gjitha, qeveria e Kosovës nuk ka forcën për të ndihmuar veten financiarisht, e lëre më shqiptarët e këtushëm. Nëse marrim parasysh se Trupi qeveritar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë çdo vit financon këto tre komuna me mbi dy milion e gjysmë euro, ndërkohë që shqiptarët nuk janë të kënaqur me këtë shumë, nuk e kuptoj se si ata e shohin përmbushjen e nevojave të tyre me ato para. Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ndau 40 mijë euro për ta – thotë deputeti.

Sipas tij, gjithçka që ndodhi rreth zgjedhjeve në dy komunat e këtushme, kishte për qëllim dëbimin e serbëve nga pushteti lokal dhe sidomos konsultimet gjithnjë e më të shpeshta të politikanëve shqiptarë nga jugu i Serbisë me udhëheqjen shqiptare nuk duhet të neglizhohen. Sidomos për shkak të, siç thotë ai, faktit se pas një kohe të gjatë situata në jug nuk mund të quhet e qetë.

– Tensionet ndihen në të dy palët, esdhe te serbët edhe te shqiptarët. Sidoqoftë, një pjesë e popullit shqiptar sinqerisht nuk e mbështet atë që po bëjnë politikanët e tyre. Nga ana tjetër, ne kemi shqetësme në mesin e popullësisë serbe, të mos them, njëlloj frike për shkak të të gjitha këtyre ngjarjeve. Nga atmosfera e krijuar fitohet përshtypja se diçka nuk mështë në rregull, por shpresoj se në mesin e politikanëve shqiptarë do të mbizotërojë arsyeja – tha Mitroviq.

Deputeti shtoi se ai shpreson që në periudhën e ardhshme, shqiptarët nga jugu i Serbisë të ulen në tryezë dhe më në fund të marrin një vendim të arsyeshëm në lidhje me pjesëmarrjen e mëtejshme të përbashkët të serbëve, shqiptarëve dhe romëve në qeverinë lokale në Bujanoc dhe Preshevë.