SHPËRNDAJE

Shoqata “Qyteti i bletëve” në partneritet me Shoqatën “Mjalti i Pollogut” organizuan ne Tetove garat e para nderkombetare te mjaltit ‘TETOVA HONEY AWARD 2019’ ne te cilat moren pjese 250 bletare nga 15 shtete ballkanike dhe europiane.

Ne mesin e 250 bletareve ne gare per kualitetin e mjalitit ishin edhe 3 bletare nga Presheva te cilet arriten te dekorohen me 4 medalje te arta.

Adnan Jusufi eshte dekoruar me medalje te arte per dy lloje te mjaltes: Mjalt Bagremi dhe Mjalt Mali.
Veli Mustafa eshte dekoruar me medalje te arte per prodhimin e Mjaltes se Malit dhe Selami Bekteshi eshte dekoruar me medalje te arte per prodhimin e Mjaltes shumeluleshe.

Nga analizat ka rezoltuar qe mbi 90% e mjaltit i ka kaluar te gjitha parametrat organoleptike dhe laboratorike dhe varesisht nga kualitetit bletareve iu eshte ndare medalje e arte e argjendt ose e bronzt.

Keto gara kane filluar dy muaj me pare ne qytetin e Tetoves ku pergjate kesaj periudhe mjalti i eshte nenshtruar analizave te dy fazave: Faza laboratorike te cilen e ka bere laboratoria e fakultetit te teknologjise ushqimore ne kuader te universitetit te Tetoves, dhe faza e dyte eshte bere ne komisionin organoleptik me pjesemarrje te 10 antareve nderkombetare.