SHPËRNDAJE

Ferid Murati (i lindur më 14 shtator 1936) është mjek dhe farmacist me famë botërore, i cili fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998.

Origjina e tij është nga Llakavica e Gostivarit, pikërisht për këtë edhe spitali i përgjithshëm i Gostivarit mbart emrin e tij. Ai është qytetar nderi i komunës së Çairit në Shkup, si dhe mjek nderi i shkencës në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Autor i disa punimeve shkencore në fushën e farmakologjisë klinike.

Dr. Murati është modest. Ai nuk lë rast pa theksuar se burimi i çdo suksesi janë studimi dhe puna këmbëngulëse. – Ka shumë faktorë që ndihmojnë për të arritur sukses, – thotë ai. – Ato përfshijnë këmbënguljen, punën e vazhdueshme, shkollimin e mirë, shmangien e trazirave, si dhe kolegë të mirë e të zotë, dhe në fund, pak fat.