SHPËRNDAJE

Ky është djaloshi nga Bujanoci, Miran Veseli, njëri nga konkurrentët finalist në spektaklin televiziv “Kika Show”.
Mirani premton shumë, duke deklaruar për presheva.com se një ditë ka për ta realizuar ëndrrën e tij prej modeli.

Në emisionin e First Channel të Kosovës “Kika Show”, Mirani ka arritur suksese, dhe siç deklarohet ai pret që të shpërblehet me çmimin meritor.

MiranVeseli-01

“Jam shumë krenar që kam pjesë e garës së madhe. Momentalisht kam arritur në mesin e 5 finalistëve të emisionit Kika Show” ka thënë djaloshi nga Lugina.

Ai thotë se pas kësaj finale do të udhëtoj drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa emisionin “Kika Show” ju mund ta ndiqni në 1st Channel. /presheva.com/

MiranVeseli-02