SHPËRNDAJE

Modric

Rikthimi Luka Modric në fushat e lojës është shumë afër, dhe ky padyshim që është një lajm mëse perfekt për skuadrën e Real Madridit.
Superylli kroat, Luka Modric sipas të gjitha gjasave, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Schalkes.
Ai është në fazën e fundit të rikuperimit të tij, dhe rikthimi do të bëhet pikërisht në takimin e Ligës së Kampionëve.
Përndryshe, Modric i ka munguar shumë Real Madridit, pasi është vërejtur mjaft shumë mungesa e tij në mesfushën e skuadrës Mbretërore.