SHPËRNDAJE

Modric

Luka Modric ka thënë se ai nuk është shpëtimtari i Real Madridit.

Mesfushori kroat,Luka Modric ka insistuar se ai nuk është shpëtimtar i Real Madridit dhe se skuadra mund të del nga kriza vetëm nëse të gjithë janë bashkë.

“Unë nuk jam shpëtimtari. Shpëtimtari i vetëm është skuadra, kështu që nuk kam probleme me presionin. Gjëja më e rëndësishme për mua është që jam kthyer plotësisht”, tha Modric për Sportske Novosti.

Modric foli edhe për El Clasicon kundër Barcelonës dhe insistoi se gjasat në këtë ndeshje janë 50-50.