SHPËRNDAJE

Modric

Luca Modriç fillon të shohë dritë në fund të tunelit pas dëmtimit në kofshën e majtë që po e mban jashtë fushave të lojës që nëntorin e shkuar (ndeshja Itali-Kroaci).

Sipas asaj që shkruan sot “Marca”, duhet edhe një muaj për ta parë mesfushorin kroat në fushën e lojës. Carlo Ancelotti mezi po pret ta ketë të gatshëm ish lojtarin e Tottenham, i cili e ndohmon shumë Real Madridin në impostimin e lojës.

Objektivi është rikthimi për ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Schalke 04 më 10 mars.