SHPËRNDAJE
epa04380503 Outgoing Italian Foreign Minister and incoming EU Foreign Policy chief Federica Mogherini attends a hearing by European parliament foreign affairs in Brussels, Belgium, 02 September 2014. Leaders of the European Union's member states on 30 August 2014 appointed Italian Foreign Minister Federica Mogherini as new Foreign Policy chief. EPA/OLIVIER HOSLET

Reagim i ashpër i Mogherinit, kërkon të anulohet vendimi për taksën 100 për qind ndaj Serbisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të hiqet taksa prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Duke e quajtur “shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”, ka thënë ajo.