9.4 C
Presevo, Serbia
28.05.2020
Ballina Sport Momente emocionale para ndeshjeve të NBA: Nga mbajtja 24-sekondshëshe e topit deri...

Momente emocionale para ndeshjeve të NBA: Nga mbajtja 24-sekondshëshe e topit deri te heshtja, gjithçka për nder të Kobe Bryant

SHPËRNDAJE

Ndeshja e basketbollit ndërmjet San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors filloi me një mbajtje 24 sekondëshe të topit, për ta nderuar legjendën e basketbollit, Kobe Bryant.

Ikona e NBA e humbi jetën në një aksident me helikopter të dielën në Calabasas në afërsi të Los Angelesit, së bashku me katër persona të tjerë, në mesin e të cilëve ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua pak kohë para fillimit të ndeshjes në San Antonio të Teksasit, ndërsa të dyja skuadrat e mbajtën topin për 24 sekonda që është shkelje e rregullave të basketbollit në NBA. Fillimisht, këtë e bënë Raptors, ndërsa pas tyre Spurs.

Gjatë karrierës së tij Los Angeles Lakers, ku i kaloi dy dekada, Bryant e mbajti fanellën me numrin 24. Prandaj, veprimi i basketbollistëve në AT&T Center shënoi një skenë emocionuese, me ç’rast publiku u çua në këmbë dhe brohoriti: “Kobe!”.

Një veprim më ndryshe, ishte në ndeshjen ndërmjet Houston Rockets dhe Denver Nuggets, ku u ndalën dritat dhe pati momente qetësie në nder të legjendës.