6.4 C
Presevo, Serbia
19.11.2019
Ballina ShowBiz Momenti i mrekullueshëm në koncertin e Bebe Rexhës: 50.000 fansa formojnë zemrën...

Momenti i mrekullueshëm në koncertin e Bebe Rexhës: 50.000 fansa formojnë zemrën me duar

SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ditë më parë ka mbajtur një koncert në Maltë, ku është përcjellë nga fansa të shumtë.

Mirëpo, një prej çasteve më të bukura ka qenë kur publiku e ka plotësuar kërkesën e 29-vjeçares për t’i ngritur duar lart dhe për ta formuar zemrën me duar.

Bebe është kthyer me shpinë kah publiku dhe së bashku me ta kanë dhuruar një pamje të bukur, ndërkohë që videon e ka ndarë me miliona fansat e tjerë të saj në Instagram.

“50.000 zemra në ajër”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Bebe e kishte publikuar edhe një video tjetër më herët duke treguar pjesë nga koncerti i saj, ndërsa ka thënë se ishte aq nxehtë saqë ishte frikësuar se mund të rrëzohej.