SHPËRNDAJE

Më 12 qershor të vitit 1999, trupat e NATO-s hynë në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave nga ushtria serbe mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Hyrja e trupave u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.

Një veprim i tillë erdhi si rezultat i intervenimit të aleatëve perëndimorë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Aleanca Veri Atlantike, të cilët më 24 mars të vitit 1999 filluan sulmet ndaj caqeve serbe.

Dhe njëzet vjet pas, u sjellim kujtimet përmes disa videove të cilat janë shpërndarë viteve të fundit nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Nën mbikëqyrjen e forcave amerikane, gjermane dhe franceze, ushtria jugosllave kishte filluar tërheqjen nga Kosova.

 

Po ashtu, në këtë video shihen se pas tërheqjes së trupave serbe në Kosovë hyjnë kamionët e Kryqit të Kuq.