SHPËRNDAJE

Këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu mbrëmë kanë zyrtarizuar fejesën e tyre.
Kështu ata janë bërë çifti më i ri në estradën shqiptare.
Fejesa e tyre u organizua në Zvicër në një ndejë private me miq dhe familjarë, ku nuk munguan edhe disa emra të njohur të muzikës.
Mimoza ka qenë ajo, e cila sot (e shtunë) publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqte duart e çiftit me unazat e tyre në dorë.

Nuk vonoi shumë dhe e njëjta ka publikuar dy video në llogarinë personale në Instagram, ku ka shfaqur momentin më të veçantë të mbrëmjes: atë të shkëmbimit të unazave.
Dyshja kanë shkëmbyer unazat nën tingujt e këngës “I will always love you” të këngëtares legjendë, Whitney Huston.

/presheva.com