SHPËRNDAJE

Anthony Joshua pas 10 raundeve ka fituar luftën ndaj Carlos Takam, duke mbrojtur kështu titullin kampion të botës në pesha të rënda

Por, jo gjithçka shkoi siç duhet gjatë meçit për Joshua, i cili nga ringu u largua me hundë të thyer, pas një goditje që mori me kokë nga Takam.

Këtë e konfirmoi vet boksieri, i cili tha se iu desh të mos tregonte asnjë dobësi, pasi mund të ndërhynte gjyqtari dhe të përfundonte ndeshjen.

“Hunda e thyer? Ju duhet të kontrolloni situata të tilla. Nëse do të tregoja ndonjë dobësi, atëherë mund të ndërhynte gjyqtari”, tha Joshua pas meçit.

Ai po ashtu tha se puna e parë që do të bëjë është rregullimi i hundës dhe më pas edhe kthimi në stërvitje, ku në vitin 2018 e presin luftëra shumë të vështira.