SHPËRNDAJE

Fotoreportazh nga Gjeneva, me rastin e promovimit të Monografisë „30 vjet në shërbim të kombit“, nga Shoqata Humanitare „Medvegja“-Zvicër

„Ka ardhur koha, që të punojmë më shumë për Medvegjën dhe, ne do ta bëjmë, do të kemi suksese edhe me ndihmën tuaj dhe të tjerëve. E dini, se shoqata ka kotribuar me miliona për Kosovën dhe trevat tjera shqiptare, e tash i kemi sytë nga të gjithë, që të ndihmohet Medvegja në forma të ndryshme“-tha ndët të tjera z.Zenel Neziri.
Edhe atëherë, kur mendohet, se kryesia e shoqatës, anëtarët e veprimtarët e saj, që rreth saj, janë lodhur me veprimtarinë e tyre bëmirëse e kombëtare në përgjithësi, ata me organizime të ndryshme me vepër ia bëjnë me dije edhe njëherë, se sikurse alfabeti shqiptarë, që i ka 36 shkronja, edhe kryesia e shoqatës, është pjesë e këtij alfabeti bëmirës, prandaj, ka edhe shumë projekte për të arritur deri tek pika qendrore. Nuk dijmë të lodhemi, asesi, kur e kemi në zemër e shpirt Medvegjën, ate tokë Dardane, që fatkeqësish, është në ate gjendje, që është, që të gjithë e dijmë. Mundet edhe të ketë zëra ziliqarës, gjithandej, se kur arrihet një punë e madhe, dalin edhe fjalë të ndryshme, por më kryesorja, puna e kësaj shoqate, që nga themelimi, por edhe para themelimit e deri më sot, ka bërë një punë maratonike, vullnetare, falë medvegjasëve mërgimtarë e të përkrahur edhe nga vëllezërit e tyre, që janë në Medvegjë, Kosovë e kudo nëpër tokat shqiptare, por edhe në diasporë. Shoqata Humanitare „Medvegja“, e ka kuptuar, që moti, se duhet të punohet më shumë për Medvegjën, që të ngrihet zëri për ato toka shqiptare, që falë së keqës, është në ate gjendje që është. Anëtarët besnikë të kësaj shoqate, me vite e vite, nuk u larguan asnjëherë nga kjo shoqatë, por përkundrazi përkrahën kryesitë, që vinin dhe që janë, me të vetmin qëllim, që të ndihmohet Medvegja, ajo tokë e të parëve tanë, ajo tokë shqiptare.


Pas shumë manifestime të ndryshme, spektakleve kulturore e sportive, me shumë mund, duke sakrifikuar shumë çka edhe shëndetin, dolën, si është më së miri me këto organizime, e këtë e kanë dëshmuar edhe personalitete të ndryshme të tokave shqiptare, që në sofrën e medvegjasëve mërgimtarë, herë pas here që ishin prezent. Është për të përmendur, se në manifestimet e shoqatës, marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë diaspora, por edhe nga atdheu, e padyshim, se nder i madh është për veprimtarët medvegjas, se ata nderohen edhe nga zviceranët edhe ate nga personalitetet më të larta, deri tek ministra, kryetar komunash, kryetar partish e deri tek drejtorë shkollash, e biznesmenë. Sofra e medvegjasëve, gjithmonë është e shtruar për dashamirë. Këto realitete, jemi mësuar edhe ti shohim nëpër shumë media, që kjo shoqatë, ka bërë shumë dhe e cila nuk po ndalet e as që do të ndalet. Pas Medvegjës, Prishtinës, Berlinit, Brukselit, Zagrebit, veprimtarët medvegjas, të përkrahur edhe nga veprimtarë të tjerë të trevave shqiptare, e konkretisht nga Komuniteti Shqiptarë i Gjenevës, me modesti edhe si herave të tjera, promovuan Monografinë e SHH „Medvegja“ me titull: „30 vjet në shërbim të kombit“, me autorë Dr.sc.LLukman Halili dhe Mrs.sc.Dashnim Hebibi. Ishin mbledhur një numër i konsideruesëm i mërgimtarëve, e në mesin e tyre edhe të rinjë e të reja, që të përcjellin këtë promovim. Fatkeqësisht, kjo po dihet e po shihet, se kohëve të fundit, nuk po lexohet libri ashtu, si do të duhej, prandaj, edhe mungoi numri i duhur i pjesmarrësve, duke e parë parasysh, se në Gjenevë e me rrethinë jetojnë e veprojnë një numër i madh i mërgimtarëve tanë. Sido që të jetë, me ata veprimtarë e veprimtare, që ishin prezent, u promovua kjo monografi e një rëndësie të veçantë, që filloi me fjalët më të mira të mundshme nga organizatori i këtij promovimi z.Ali Mehmeti (kryetar i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës).
Këtë promovim e nderoi edhe Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë. Është për të përshëndetur unitetin e Shoqatës Humanitare „Medvegja“, se në çdo manifestim janë të një ideje, qëllimi, dhe shkojnë së bashku, që të tre kryetarët e shoqatës, i Zejnullah Namani, Ismet Selmani dhe Zenel Neziri. Kjo i ka lënë përshtypje shumë veprimtarëve gjithandej europës, duke menduar, se është e pamundshme, që të jenë së bashku dy apo tre ish kryetarë së bashku dhe duke e përkrahur njëri tjetrin, me të vetmin qëllim, që Shoqata Humanitare „Medvegja“, të jetë e suksesshme në punën e saj humanitare. Veprimtari Ali Mehmeti, pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, nuk e fshehu edhe dëshirën e tij, që sonte, të ishin prezent edhe një numër më i madh i bashkatdhetarëve, por ja, që këta që kanë ardhur i falënderojmë. Vërtet, me shumë kënaqësi e pranuam, që ta organizojmë këtë promovim monografie, duke e ditur dhe e njohur punën e madhe humanitare, që ka bërë kjo shoqatë me dekada. Pastaj, duke e kuptuar edhe gjendjen në Medvegjë në të gjitha drejtimet, është më se e domosdoshme, që të ndihmohen medvegjasit, tha ndër të tjera z.Mehmeti.


Pas fjalës së z.Mehmeti, fjala iu dha Zenel Nezirit, kryetarit të shoqatës, i cili, pasi falënderoi organizatorët, falënderoi edhe z.Ramadan Avdiu, i cili ka gjetur kohë që të jetë i pranishëm në këtë promovim, autorët e monografisë, veprimtarin Bacin Limon Selmani, ish kryetarin e SH.H „Medvegja“, veprimtarin Ismet Selmani me familje dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Z.Neziri, që njihet nga të gjithë si në diasporë e atdhe, se ishte dhe është i pandalshëm, për të mirën e Medvegjës dhe në përgjithësi për humanitet, ai theksoi, se kjo monografi është pasaporta e vërtet e shoqatës sonë, që me këtë pasaportë, do të tregohet puna e veprimtarëve medvegjas, para themelimit të shoqatës, gjatë themelimit e deri më sot. Për asnjë moment, nuk janë ndalur veprimtarët real e besnik të shoqatës, ku janë edhe sot e kësaj dite. Jemi munduar me aq mundësi sa kemi pasur dhe ata para neve. Suksesi na gëzon pa masë, por edhe përkrahja e pa rezervë e shumë veprimtarëve të tjerë. Kemi një anëtarësi të mirë, të cilët nuk kanë luhatje asnjëherë. Siç i keni parë të nderuar të pranishëm, në shoqatën tonë, i vogël e i madh vijnë dhe na përkrahin me prezencë, prandaj, edhe në fjalën time hyrëse të kësaj monografie, ju kam drejtuar fëmijëve, brezit të ri, që po rriten dhe po edukohen larg vendit të të parëve të tyre. Në shoqatën tonë nuk ka ndarje, nuk ka mëri, por ka punë konkrete, fjala i dëgjohet edhe më të voglit, edhe më të vjetrit, pra çdo anëtari, prandaj kemi dalur të suksesshëm. Ky sukses shihet me punë dhe jo me llafe të kota. Nuk kemi kohë të merremi me fjalë boshe, por vetëm me vepra konkrete. Shoqata jonë ka reputacion të mirë edhe nga shumë Akademikë e intelektualë të merituar, që i ka kombi ynë. Kjo na jep edhe më shumë energji. Falënderoj edhe njëherë nga zemra të gjithë ata që kanë kontribuar për shoqatën tonë dhe tash edhe për monografinë.
Ne nuk do të ndalemi, por do të ecim me hapa të sigurt drejt sukseseve të tjera. Ka ardhur koha, që të punojmë më shumë për Medvegjën dhe ne do ta bëjmë, do të kemi suksese edhe me ndihmën tuaj dhe të tjerëve. E dini, se shoqata ka kotribuar me miliona për Kosovën dhe trevat tjera shqiptare, e tash i kemi sytë nga trevat tjera shqiptare, që të ndihmohet Medvegja në forma të ndryshme“. Edhe Fadil Selmani, sekretari i Shoqatës Humanitare „Medvegja“, falënderoi këshillin organizativ si dhe në veçanti edhe Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë, autorët dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Ai theksoi ndër të tjera, se ka ardhur momenti, që të veprohet konkretisht për Medvegjën. Gjendja në Medvegjë është tepër e rëndë, për të mos thënë tepër kritike dhe atë e shoh nga disa kënde. Nëse nisemi nga një kënd sipërfaqësor, atje në shikim të parë ngjan në një vend normal dhe “të qetë”’, por është një geto e vërtetë. Aty gjithçka që nuk është sllave pengon, filluar nga arsimi, shëndetësia, ekonomia, siguria etj., etj. Të mos harrojmë se Medvegja është rasti më i rëndë i shkeljeve brutale të të drejtave elementare, edhe për frymëmarrje të lirë në Evropë, pas etnocidit të Serbisë në Kosovë gjatë viteve ‘98-‘99 të shekullit që e lamë pas. Atje, pas disfatës politiko-ushtarake të Serbisë në Kosovë, si shenjë hakmarrjeje e hegjemonizmit serbosllav, ndodhi krimi i organizuar shtetëror serb ndaj njerëzimit dhe brenda një afati të shkurtër kohor Medvegja u zbraz nga banorët e vet autoktonë shqiptarë. Medvegja sot është para shfarosjes nga elementi autokton shqiptar.
Shoqata Humanitare “Medvegja” e ka rolin e vet në të gjitha proceset. Sa për ilustrim, shoqata është pjesë përbërëse e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e këtë e ka dëshmuar dhe do ta dëshmojë çdo herë. Shoqata jonë ka shumë miq zviceranë dhe anëtarë nderi, si dhe qytetarë nderi të Medvegjës, edhe të përfaqësuesve të partive qeveritare zvicerane. Është e njohur zyrtarisht nga Kryqi i Kuq dhe Karitasi zviceran, dy organizata me renome botërore. Ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me subjekte të organizuara të trevave shqiptare, anëtarë e qytetarë nderi të shumë individëve me renome dhe kuptohet pas vetes e ka një elitë të gjerë intelektualësh të kalibrave të ndryshëm, andaj roli i saj është i pakontestueshëm.Shoqata Humanitare “Medvegja” në kontinuitet ka pasur numër stabil të anëtarëve, por të mos harrojmë se pos anëtarëve të rregullt kemi shumë aktivistë dhe donatorë që i ndihmuan me mjete materiale dhe me angazhime fizike proceset e kohës, për çka ne i falënderojmë kudo dhe kurdoherë.
Perëndia i shpërbleftë autorët e saj, Dr.sci. Llukman Halili dhe Mr.sci. Dashnim Hebibi, që bënë të mundur që kjo monografi ta shohë dritën e vet. Kur jemi këtu, e ndiej si obligim ta njoftoj opinionin e gjerë se dy autorët e nderuar krejt atë punë sublime e bën pa asnjë kompensim material, për ç’gjë lutem që Perëndia t’i shpërblej me të mira në familjet e tyre. Monografia po pritet në mënyrën më të mirë të mundshme kudo, interesimi është i jashtëzakonshëm dhe po kalojmë për mrekulli. Siç tha edhe kryetari i shoqatës, ne nuk do të ndalemi, shoqata, ka vend edhe për veprimtarë të tjerë, i presim me kënaqësi, që të mos vonohemi, të jemi edhe më të bashkuar, e të mos e humbasim ate tokë shqiptare, ate vend të stërgjyshërve tanë, ate tokë Dardane, sepse Medvegja është dhe do të mbetet shqiptare. Pas Medvegjës, më 22 mars, do të jemi në Milano, atje do të promovojmë Monografinë, pastaj në Paris, Vienë, padyshim edhe në Prishtinë, Drenicë, Tetovë, Preshevë, Bujanoc, Ulqin dhe në SHBA. Me këtë, do të lobojmë edhe për Medvegjën tonë, që të ngrehet zëri për Medvegjën shqiptare“. Edhe autorët e monografisë, z.Halili dhe Hebibi, falënderuan të pranishmit e këshillin organizativ dhe kryesinë e shoqatës. Ata përmendën, se nuk kanë bërë mrekulli, sepse mrekullia e veprimtarisë ishte në arkivat e shenjtë të shoqatës, që i kishin ruajtur si sytë e ballit, çdo detaj, që do ja ketë lakmi çdo kush.
Tek kjo shoqatë, kemi gjetur veprimtarë të mëdhenjë dhe ne do të jemi afër tyre përgjithmonë, sepse ata punojnë pa asnjë interes individual, por vetëm e vetëm për Medvegjë e shqiptari. Ata nuk kanë rroga, ata harxhojnë nga xhepi i tyre dhe nuk marrin të holla nga buxheti i Shoqatës, kjo na ka bërë dhe do na bëjë edhe më të fortë, që sa herë, që përmendet emri Medvegjë, të na shkoje mendja te këta veprimtarë të palodhshëm. Vërtet janë veprimtarë me plot kuptimin e fjalës. Kur shohim veprimtarët besnikë, si njërin nga themeluesit e kësaj shoqate Bacin Limon Selmani, Zenel Neziri kryetarin e shoqatës, Fadil Selmani sekretar, Ismet Selmani ish kryetar, Zejnullah Namani ish kryetar e tash arkatarë, Musa Neziri themelues i SHKA „Medvegja“, Mevlan Thaqi nënkryetar i Shoqatës, e shumë të tjerë, na jape me kuptu, se këta veprimtarë nuk do të ndalen kurrën e kurrës për bëmirësi. Jemi munduar të mbledhim materiale, ato që i kemi pasur dhe gjithnjë kemi kërkuar edhe nga ata që kanë, që monografia të del ashtu si duhet. Prandaj, me ato materiale, që kemi pasur, vetëm se kemi rënditur gjithë atë punë madhore të shoqatës, që kishte mbledhur miliona për të mirën e atdheut. Vërtet kemi mbetur pa komente. Shumë ishte punuar“. Ismet Selmani, ish kryetar i shoqatës, me disa fjalë, elaboroi në përgjithësi situatën në Medvegjë, me një kronologji, duke u ndalur në shumë drejtime, ku nga të pranishmit u përcoll me interesim të madh. Z.Selmani e sheh më se të nevojshme, që të mblidhemi të gjithë bashkë, kudo, që ka veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, që të kontribuojnë më shumë për Medvegjën, sepse Medvegja nuk e meriton atje gjendje që është sot. Edhe pse Medvegja është në një situatë të vështirë, medvegjasit nuk i kanë shitur pronat  e tyre dhe as që do ti shesin“.
Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë, falënderoi organizatorët për ftesën dhe ai potencoi, se kjo monografi, do të jetë një histori në veten e saj, duke parë realisht me fakte, se kjo shoqatë, ka punuar në periudha të ndryshme, që ka përjetuar atdheu për të mirën e kombit. Është për të përshëndetur me fjalët më të mira të mundshme këtë ide për monografinë dhe kjo do të mbetet i pavdekshëm. I përgëzoj të gjitha kryesitë e shoqatës, anëtarët e saj, bashkëautorët e monografisë dhe veprimtarët e tjerë, që kanë bërë të mundur, që monografia të sheh dritën. Situata si është në Medvegjë e dijmë të gjithë, padyshim, se do të vijnë ditë më të mira. Kryesorja, të jemi bashkë dhe të punojmë bashkarisht. Më la shumë përshtypje, se në Medvegjë, pronat shqiptare nuk janë shitur, edhe pse është numri i vogël i banorëve atje, kjo jep shpresë shumë, se Medvegjasit, do të rikthehen në tokën e tyre të të parëve“. Gjatë promovimit patë edhe pyetje rreth monografisë, si dhe pyetje të ndryshme, kryesisht për gjendjen aktuale në Medvegjë. Në fund, u shtrua edhe një koktej, ku autorët, kryesia e shoqatës, patën mundësi të bashkëbisedojnë edhe më gjerësisht për Medvegjën dhe për të ardhmen e saj. Siç kuptuam nga kryesia e shoqatës, tash më dihet, se në Milano më 22.03.2014, do të promovohet Monografia e Shoqatës me titull: „30 vjet në shërbim të kombit“. Është për të theksuar, se në të shumtën e rasteve, promovimet e monografisë, po sponzorizohen nga tre vëllezërit Selmani, Shabani, Ismeti dhe Fadili, të cilët, participuan edhe me një shumë të majme mjete edhe për daljen në dritë të kësaj monografie, kur dihet, se monografia nuk është botuar nga fondi i shoqatës, por nga bëmirës medvegjas, duke e ruajtur arkën e shenjtë të shoqatës. Kjo vulos edhe njëherë argumentin, se veprimtarët medvegjas, janë të zotuar për të punuar për Medvegjën me sinqeritetin më të madh të mundshëm. /

Legjenda e fotove / Pamje nga promovimi i Monografisë
Teksti: Dashnim Hebibi