SHPËRNDAJE

Sekretari i parë politik i ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd James Moore ka qëndruar në Bujanoc dhe Preshevë, ku është takuar me përfaqësues të komunës së Preshevës dhe Bujanocit.

Zëvendës ambadasori i Britanisë së madhe James Moore është takuar edhe me gazetarë të web portalit presheva.com, për të cilën ka dhënë edhe intervistë ekskluzive.

Në pyetjen e gazetarit të Presheva.com, se cili është mesazhi i qeverisë Britaneze në lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi me 16 qershor, ai ka thënë se “Mesazhi ka qenë shumë i qartë, qëndrimi i Britanisë së madhe është që zgjedhjet parlamentare të 16 marsit janë shumë të rëndësishëm dhe ne konsiderojmë që është shumë e rëndësishme që e gjithë popullata, duke përfshirë edhe bashkësinë shqiptare, këtu në Preshevë dhe Bujanoc që të votojnë, përndryshe nëse njerëzit nuk votojnë atherë të tjerët do të vendosin se kush do të jetë udhëheqës i tyre, ku kemi një proces të demokracisë” ka thënë Moore.

“Unë kam thënë se ne, si Britani e Madhe, nuk e përkrahim asnjë parti politike, por kemi një mesazh të përgjithshëm demokratik” ka thënë Moore për presheva.com.

Në pyetjen e gazetarit të Presheva.com, cilat do të jenë pasojat e bojkotit të zgjedhjeve, kur dihet se vetëm bojkoti i regjistrimit të popullatës, nxori numër prej 1700 shqiptarë që jetojnë në Luginë të Preshevës duke larguar edhe gjykatën nga Presheva.

Moore ka thënë se nuk mund të konstatohen çfarë mund të jenë pasojat e bojkotit nga ana e qeverisjeve lokale në Bujanoc dhe Preshevë, por “bashkësia shqiptare, duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Parlamentin serb, pasi tashmë bisedimet me Bashkësinë Evropiane kanë filluar, dhe nënkapitulli 23 ka të bëjë edhe me të drejtat e pakicave, mirëpo edhe nëse shqiptarët nuk kanë përfaqësuesin e saj në parlament, nuk do të jetë edhe fundi i botës, por do të jetë më e lehtë që bashkësia shqiptare të ketë përfaqësuesin e saj”

“Për ne si bashkësi ndërkombëtare, është shumë e rëndësishme që të kemi bashkëbisedues në Beograd, dhe unë këtu në Preshevë jam për herë të shtatë, por për shkak të largësisë, ku ambasadat e ndryshme që janë të akredituara në Beograd nuk mund të vizitojnë Preshevën dhe Bujanocin çdo ditë”.

Moore ka thënë se ato parti politike të cilat nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, ato nuk do të ftojnë në bojkot, të cilën deri tani nuk kanë ftuar antarët e partive që ti bojkotojnë këto zgjedhje, andej edhe ne i kemi sygjeruar liderët politik të mos ftojnë në bojkot, që të gjithë të kenë të drejtë lirinë që të shprehin mendimin e tyre.

Diskutimet që ka pasë James Moore me përfaqësuesit e komunave ka qenë edhe në lidhje me dialogun ndërmjet përfaqësuesve shqiptar të Luginë së Preshevës dhe qeverisë serbe, e cila është ndërprerë për shkak të kërkesave të parashtruara nga liderët shqiptar drejt qeverisë serbe.

Moore ka thënë se qëndrimi i Britanisë së madhe është që ky dialog të vazhdoj, dhe sipas parashikimeve të para ai do të vazhdoj pas zgjedhjeve parlamentare, që ende nuk dihet se kur.

“Eshtë shumë e rëndësishme që me dialog të zgjidhen problemet e shqiptarëve, dhe me dialog të zgjidhen të githa këto çështje ndërmjet dialogut të qeverisë serbe dhe përfaqësuesve shqiptar. Liderët shqiptar janë të gatshëm për ta vazhduar dialogun, dhe kjo do të jetë në rend të ditës të qeverisë serbe e cila pritet pas formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare” ka thënë Moore.

Në pyetjen e presheva.com, se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë Britaneze ndaj atyre që bojkotuan zgjedhjet parlamentare dhe se do të “bojkotojnë” edhe ata qeverisjet lokale.

“Ata kanë vendosur që të mos marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, ne me këtë nuk pajtohemi, mirëpo ky është vendim i tyre, dhe ne nuk mund ti detyrojmë që ata të vendosin, por rrespektojmë vendimin e tyre” ka thënë Moore. /presheva.com/